Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka folur për krizën e energjisë elektrike. Muharremaj ka thënë se institucionet duhet menduar për të gjetur një zgjidhje për situatën e vështirë.
“Pa energji elektrike Komuna e Suharekës po edhe e tërë Kosova, do ta ketë të vështirë përballjen me reduktime. Jo vetëm amvisëria por edhe bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë, me mungesën e energjisë elektrike. Ardhja e mërgimtarëve dhe festat e fundvitit, janë edhe një arsye shtesë që kjo çështje është dashur të mendohet më herët. Institucionet përkatëse duhet ta mendojnë me urgjencë, zgjidhjen e kësaj situate të vështirë. Justifikimi nuk është gjithmonë zgjidhja e duhur, andaj edhe unë si qytetar, por edhe si kryetar komune, kërkoj që ta gjeni zgjidhjen e duhur për qytetarët”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
-
Muharremaj për dëmet nga stuhia: S’mund t’u ndihmojmë qytetarëve pasi s’kemi fond emergjent
-
Haradinaj: Gjendja me rrymën alarmante, investimi në kapacitete të reja është urgjent
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrueshme dhe të përballueshme
-
Muharremaj: Shumë punë janë kryer, por Suhareka po zgjerohet çdo ditë
-
Komunës së Suharekës i bllokohet llogaria bankare