Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MSH-ja me mungesë të infuzioneve për Hanin e Elezit, kërkon ndihmë nga QKUK-ja

Komuna e Hanit të Elezit i ka kërkuar me urgjencë Ministrisë së Shëndetësisë, që ta furnizojë me infuzione për menaxhim të situatës së krijuar, nën dyshimet për helmim nga uji. Për shkak të mungesës së infuzioneve nga MSH-ja, ky institucion i ka kërkuar ndihmë Qendrës Klinike e Universitare të Kosovës (QKUK).

Siç mëson KOHA, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Han të Elezit, ka dërguar disa herë kërkesë që të furnizohet me infuzione.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mungesa e resurseve humane po shkakton vështirësi në ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore, dhe po shkakton mbingarkesë në punë, si për mjekët, ashtu edhe për infermierët. Kërkojmë mbështetje edhe në këtë aspekt”, thuhet në kërkesën e QKMF-së “Menduh Kaloshi”, të siguruar nga KOHA.

Që nga e diela, afro 120 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit. Me simptoma vjellje, barkqitje dhe marramendje, banorë të fshatit Gorancë të kësaj Komune, po dyshojnë që janë shkaktuar nga uji i pijshëm.

Të hënën ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ka marrë mostra për të zbuluar shkakun e këtyre simptomave. Sipas IKSHP-së, në analizat fizio-kimike, thuhet se uji është brenda parametrave normalë.