Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, nënshkruan sot marrëveshje për zgjerimin e programeve aktive të tregut të punës respektivisht, vetëpunësimit, subvencionimit në punësim dhe trajnimit në punë, për të ofruar mundësi punësimi të qëndrueshëm në Kosovë, njofton kumtesa ministrore, transmeton koha.net.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe Koordinatori për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell.
Qëllimi i këtij programi është punësimi i qëndrueshëm i punëkërkuesve të regjistruar në shërbimin Publik të Punësimit, përmes ofrimit të mundësive për hapjen e bizneseve të reja, përmes programit të vetë-punësimit si dhe të krijojë mundësi punësimi për punëkërkuesit në Kosovë, duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm t’i punësojnë ata në baza afatgjata ne kuadër të programit të subvencionimit të pagës.
Programi do të mbështesë hapjen e bizneseve të reja nga personat e papunë në Kosovë, duke rritur të ardhurat e tyre, përmes krijimit të vendeve të punës si dhe punësimin dhe trajnim direkt të më shumë se 200 punëkërkuesve të papunë.
-
UNDP dhe Komuna e Vushtrrisë nënshkruajnë Marrëveshje për punësimin e të rinjve
-
MPMS: Mundësi punësimi dhe trajnimi për më shumë se 500 punëkërkues
-
Ndahen pajisje të ndryshme për të riatdhesuarit, përfitues të programit të vetëpunësimit
-
Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e riintegrimit të personave të riatdhesuar
-
Hapet Programi i Vetëpunësimit për 300 persona të riatdhesuar