Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e riintegrimit të personave të riatdhesuar

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi në fushën e riintegrimit ekonomik të personave të riatdhesuar në tregun e punës, njofotn kumtesa .

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, Ministri i MPB-së, Bejtush Gashi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson.

Me anë të kësaj marrëveshje do të mbështeten personat e riatdhesuar duke ju ofruar mundësi në trajnim, punësim dhe krijim të bizneseve të reja dhe ofrimit të shërbimeve të konsulencës, në kuadër të Programit Aktiv për Tregun e Punës në Kosovë, transmeton Koha.net.

Kësaj marrëveshje i ka paraprirë marrëveshja ndërministrore e nënshkruar në muajin maj të këtij viti në mes të MPMS-së dhe MPB-së, rreth transferimit të kompetencave në fushën e riintegrimit ekonomik nga MPB në MPMS.

Ky projekt do të realizohet nga MPMS në bashkëpunim me UNDP-në gjatë periudhës 2019-2021 dhe në bazë të marrëveshjes, pritet të përfitojnë më shumë se 1 250 persona të riatdhesuar duke ju ofruar mundësi të trajnimit, punësimit dhe krijimi të bizneseve të reja.