Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe komuna e Vushtrrisë nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi e cila fokusohet në zbatimin e drejtpërdrejtë të masave aktive të tregut të punës specifikisht përmes praktikës në punë për të rinjtë me qëllim të ofrimit të mbështetjes së vazhdueshme në përmirësimin e shërbimeve publike, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ky bashkëpunim i kontribuon përpjekjeve për të mbështetur punëkërkuesit e regjistruar në shërbimin publik të punësimit përmes masave aktive të tregut të punës si: Trajnim në Punë, Praktikë në Punë, Subvencionim në Pagë dhe Vetëpunësim në kuadër të “Programit Aktiv të Tregut të Punës 2” që synon aftësi pune dhe punësim për më së paku 60 të rinj dhe të reja nga komuna e Vushtrrisë.
Marrëveshjen e nënshkruan Alessandra Roccasalvo, përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë dhe Xhafer Tahiri, kryetar i Komunës së Vushtrrisë.
-
Komuna e Vushtrrisë organizon falas kurse të gjuhëve
-
Komuna e Vushtrrisë dhe IADK me marrëveshje për ofrimin e garantëve për gratë dhe vajzat
-
Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje për përmirësimin e mundësive për punësim
-
MKRS-ja ndan 500 mijë euro për programet e Tregut të Punës, për 400 të rinj punëkërkues
-
Mbështeten me projekte dhe pajisje 22 fermerë vushtrrias