Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se vendosja e folieve të errëta në xhamat e veturave mbetet e ndaluar, përpos rasteve të jashtëzakonshme.
Pas raportimeve se një gjë e tillë tashmë lejohet, MPB-ja ka thënë se kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për automjete dhe udhëzimin administrativ për regjistrimin e automjeteve.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se përdorimi i xhamave të errët në automjete është i rregulluar qartë me Ligjin Nr. 05/L-132 për Automjete dhe me Udhëzimin Administrativ (MPB) Nr. 12/2024 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr. 04/2023 për Regjistrimin e Mjeteve, konkretisht me nenin 7 të këtij udhëzimi. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, lejohet përdorimi i xhamave të errët vetëm për automjetet që janë të prodhuara si të tilla nga prodhuesi. Vendosja e letrës së errët ngjitëse për hijezim të xhamave është e ndaluar, përveç rasteve të jashtëzakonshme që lejohen vetëm me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme, pas paraqitjes së kërkeses së arsyetuar dhe dokumentacionit mbështetës”, thuhet në sqarim.
Sipas MPB-së, çdo interpretim tjetër nuk ka bazë ligjore dhe cenon zbatimin e njëtrajtshëm të legjislacionit.
Ministria ka thënë se ky rregull është i vendosur me qëllim të rritjes së sigurisë.
“Ministria e Punëve të Brendshme thekson se çdo interpretim apo praktikë që bie në kundërshtim me këto dispozita nuk ka bazë ligjore dhe cenon zbatimin e njëtrajtshëm të legjislacionit. Këto rregulla janë vendosur me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik, lehtësimit të kontrollit nga organet e rendit dhe parandalimit të aktiviteteve të paligjshme. Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve dhe të gjitha institucioneve që të respektojnë dhe zbatojnë dispozitat ligjore në fuqi dhe të mos bien pre e keqinformimeve lidhur me këtë çështje. Çdo shkelje e këtyre dispozitave do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në sqarim.
-
Hiqet ndalimi për xhamat e errësuar në automjete
-
Ministria kufizon qarkullimin e automjeteve të rënda gjatë verës
-
Themelohen ekipe të veçanta për mbështetjen e zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe të Automjeteve
-
MPB-ja për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Nga e hëna nisin aplikimet për lejeqëndrim
-
Disa OJQ serbe bojkotojnë takimin informues për Ligjet për të Huaj dhe për Automjete