Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjendja nëpër rrugët e Kosovës është e mirë pavarësisht motit të ligë.
Ministria ka bërë sot përditësimin e të dhënave për gjendjen e rrugëve sipas të cilit të gjitha rrugët janë të kalueshme përveç rrugës Pejë-Kullë ku kërkohet kujdes duke kaluar me pajisje dimërore.
Po ashtu, sipas njoftimit të MPB-së edhe pikat e kalimit kufitar janë të hapura dhe të qarkullueshme.
Moti i ftohtë dhe me reshje bore ditëve të fundit në Kosovë e ka vështirësuar qarkullimin nëpër rrugë.
Për këtë arsye edhe Policia e Kosovës ka apeluar tek shoferët që të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe të përshtatet shpejtësia e lëvizjes me kushtet atmosferike.
Artikuj të ngjashëm
-
Vështirësi kalimi në dy rrugë që çojnë drejt kufirit
-
Qytetarët ankohen për rrugët e papastruara nga bora, Ministria thotë se të gjitha janë të kalueshme
-
Një rrugë e pakalueshme për kamionët në Kosovë
-
Rrugët të kalueshme pas reshjeve të borës dhe ngricave
-
MI-ja thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme