Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

Moti sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, intensiteti i reshjeve të jetë më i dobët.

Reshje më të fokusuara do të jenë në relievin malor.

IHMK ka paraparë shkarkime rrufesh në shumë zona, teksa nuk ka përjashtuar mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.

Temperaturat minimale pritet të sillen mes 11 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 19 dhe 26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.