Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimin e motit për fundjavë.
Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.
Ditën e diel do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet - 4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
Artikuj të ngjashëm