Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara.
Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të sillen mes 4 dhe 8 gradë celsius, e maksimalet mes 17-19 gradë.
“Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s”, ka njoftuar IHMK.
