Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell dhe vranësira të dendura.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës pritet shtim të vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu të shoqëruara me rrufe. Në disa zona parashihet të ketë edhe breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin mes 10 dhe 13 gradë celsius, e maksimalet mes 22-26 gradë.
“Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-12 m/s”, ka njoftuar IHMK.
