Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) në disa zona të kufizuara mund të ketë ndonjë rigë shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 23 deri në 27 gradë.
Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s.