Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti për dy ditët e ardhshme

Moti në Kosovë

Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell.

Siç bën të ditur Instituti Meteorologjik i Kosovës, vranësirat parashihen, që në pjesën perëndimore, kryesisht në Junik dhe vendet për rreth viseve malore, të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Sipas njoftimit të IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.