Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i ndryshueshëm në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot më dinamik.

Sipas njoftimit, kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

IHMK-ja njofton se parashihen vranësira të çrregullta, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes.