Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti i ndryshueshëm gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë

moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi të martën se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të mërkurën pritet të ketë riga shiu si pasojë e vranësirave në tërë territorin, derisa të enjten pritet të jetë mot stabil, me temperatura të ngjashme.

Të premten, sipas IHMK-së, pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, e gjatë vikendit do të ketë rritje të lehtë të temperaturave.

“Minimalet gjatë këtyre katër ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare”, thuhet në njoftim.