Arbëri

Moti për sot

Foto: Koha / ilustrim

Të shtunen parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31gradë Celsius, njoftoi IHK. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Kurse, të dielen do të mbajë mot kryesisht me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31-gradë Celsius.