Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave parashihet të ketë reshje bore, derisa temperaturat pritet të bien deri në minus gradë celsius.
Sipas IHMK-së, e hëna do të jetë ditë e vranët, e temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 1 gradë, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 5-8 gradë.
Të martën parashihet të ketë ngritje të lehtë të temperaturave.
Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta dhe në vende me lartësi mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 0 gradë, e maksimalet 6-9 gradë.
Parashikimin e plotë të motit mund ta lexoni duke klikuar këtu.