Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se Kosova do të ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike edhe gjatë dy ditëve në vijim.
Kjo situatë barike sipas IHK0së do të kushtëzoj mot relativisht të qetë.
Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
Artikuj të ngjashëm