Moti gjatë javës së ardhshme parashihet të jetë me kushte relativisht stabile.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën parashihet mot me diell e vranësira të shpërndara.
Vranësirat vende-vende do të sjellin reshje shiu e shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të sillen mes 10-13 gradë celsius, e maksimalet mes 22-26 gradë.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK.
Të martën moti parashihet të jetë me diell e vranësira të pjesshme, ndërsa të mërkurën do të jetë me diell e vranësira të pakta.
Të enjten moti parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara, ndërsa ngjashëm do të jenë edhe të premten.
-
Temperaturat deri në 33 gradë javën e ardhshme
-
Moti gjatë javës së ardhshme kryesisht me diell, të martën e mërkurën priten reshje lokale shiu
-
Reshje shiu e rrufe gjatë javës së ardhshme
-
Java e ardhshme me mot stabil e temperatura deri në 29 gradë në Kosovë
-
Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme