Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit po garojnë për ta kaluar pragun e të zënë vende në opozitë.
Pas aksionit simbolik të PSD-së përballë Kuvendit të Kosovës, ku ish-presidentja Vjosa Osmani u paraqit si kali i Trojës, Molliqaj ka thënë se opozita nuk po ofron alternativë për qytetarët, por po synon vetëm më shumë pushtet dhe poste në qeverinë e ardhshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po garojmë për betejë, për kauza në Kuvend. Duhet edhe të jemi të sinqertë me njerëzit. Ne jemi idealistë, aktivistë, por s’jemi arrogantë e as naivë si të tjerët. Ne po garojmë për ta kaluar pragun, qytetari mund të na votojë edhe më shumë. Gara jonë është kjo, është e sinqertë... Partitë opozitare po shkojnë në këto zgjedhje me një qëllim shumë të thjeshtë, por shumë të padobishëm për qytetarët. Po garojnë për pak më shumë deputetë që të kenë pak më shumë hise në qeverinë e ardhshme. Kthimi, që u trumbetua me të madhe, i Vjosa Osmanit në LDK i ka dy probleme shumë të mëdha; e para, është një mashtrim i madh në publik, sepse Vjosa Osmani nuk është kthyer fare në LDK. Vjosa Osmani po e shfrytëzon si trampolinë për potencialisht ndonjë pozitë të ardhshme në institucionet e Kosovës, ashtu siç edhe u mor vesh sheshazi, ajo nuk është anëtare e LDK-së, e mori një grup prej 20 vetëve, po i dërgon në Listën e LDK-së e po e ripërdor LDK-në edhe një herë”, është shprehur ai.
Molliqaj ka shtuar se Osmani e ka poshtëruar LDK-në e sërish po kthehet me simbolikën sikurse kali i Trojës.
“Dhe Kosova nuk e ka luksin, Kosova nuk guxon dhe nuk duhet të rizgjedhë njerëz të cilët kanë plane për pozitat e veta. Madje nuk janë as për partitë, as për partitë në të cilat po shkojnë, i kanë abuzuar, i kanë poshtëruar dhe po kthehen tamam me simbolikën sikurse kali i Trojës, e ju e dini çka i ka ndodhë Trojës kur u fut kali brenda”, ka thënë ai.