Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka thënë se prerja e drurit afër Teatrit Kombëtar ka qenë i nevojshëm për shkak se ka pamundësuar punimet në drenazhim dhe përforcimin e themeleve. Madje, sipas tyre, druri ka dëmtuar strukturën e objektit të Teatrit.
Të premten, Komuna e Prishtinës e akuzoi MKRS-së se pa leje e ka prerë drurin shumëvjeçar që ishte aty.
Por MKRS-ja në një reagim ka thënë se Teatri Kombëtar po përjeton investimet më të mëdha që janë bërë ndonjëherë, ndërsa lejen thonë se e kanë marrë nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve.
“Ministria e Kulturës po bën investimin më të madh që është bërë ndonjëherë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, restaurimin e plotë dhe zgjerimin e hapësirave të tij. Për hartimin e këtij projekti janë angazhuar profesorë nga gjashtë fakultete të Universitetit të Prishtinës ndërsa jemi pajisur me leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve. Largimi i drurit në afërsi të teatrit ka qenë i paraparë në projekt për shkak që rrënjët e tij kanë qenë të mbështetura në muret e strukturës së ndërtesës, duke dëmtuar kështu strukturën dhe duke pamundësuar realizimin e punëve të drenazhimit, përforcimin e themeleve dhe vazhdimin e zbatimit të projektit”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, druri i prerë do të zëvendësohet.
“Po kujdesemi që projekti të zbatohet tërësisht, dhe punët të zhvillohen në mënyrën më profesionale. Natyrisht që druri i prerë do të zëvendësohet. Hapësirat e gjelbërimit janë të parapara dhe do të zbatohen në detaje”, vijon reagimi.
-
Shtyhet afati i punimeve në Teatrin Kombëtar, 200 mijë euro punë shtesë
-
Restaurimi tremilionësh i muzeut me 50 mijë shtesë, dy muaj pas nisjes së punimeve
-
Komuna e Prishtinës e akuzon MKRS-në për dëmtim hapësire: Shkatërroi pishat shumëvjeçare
-
Muzeu, së paku një vit nën dry, për restaurimin prej 3 milionë eurosh
-
Investimi në Muzeun Kombëtar të Kosovës: Gati tre milionë, 18 muaj punime