Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mjekiqi: U largova nga LDK-ja për shkak të hapësirës së kufizuar për të kontribuuar

Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka treguar arsyet pse është larguar nga LDK-ja.

Përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se arsyeja e largimit të saj ka qenë moshapësira për të kontribuuar.

"Fatkeqësisht, hapësira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses”, ka shkruar ajo.

Ajo ka shtuar se do të vazhdojë të mbetet në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Falënderoj nënkryetarët tjerë, anëtarët e Kryesisë si dhe gjithë strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen. Po ashtu, falënderoj familjen time dhe miqtë e shumtë pa përkrahjen e të cilëve ky rrugëtim, sado i shkurtër, do të ishte i pamundshëm”, ka thënë ajo.