Arbëri

Ish-nënkryetarja e Prishtinës nga PDK-ja: S’e mbështes një koalicion me LDK-në në kryeqytet

Donjeta Sahatçiu

Donjeta Sahatçiu

Ish-nënkryetarja e Prishtinë e cila vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Donjeta Sahatçiu, ka thënë se nuk e mbështet një koalicion të mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë. 

Ajo ka thënë se për këtë ka 1001 arsye. 

“Kam kërkuar votë për atë që kam besuar, publikisht dhe pa kalkulime. Edhe pse do të gënjeja nëse them se nuk i kuptoj arsyetimet politike për një kompromis, nuk i kam pranuar kurrë si mënyrë për të ndërtuar besim me qytetarët, e aq më pak sot, pas një përvoje që dëshmoi të kundërtën. Pikëpamjet e mia janë krejtësisht të kundërta dhe kam 1001 arsye për to”, ka shkruar Sahatçiu.

Në shkurt të vitit m2024 pak orë pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës patën njoftuar se kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për të anuluar vendimin për këmbim të pronave, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e pati shkarkuar nga pozita e nënkryetares Sahatçiun.