Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mjekët specialistë protestojnë para Kuvendit kundër anulimit të konkursit

Mjekët specialistë kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar, siç thonë ata, vendimin që ka marrë Inspektorati i Punës që të anulojë konkursin për mjekë specialistë.

Inspektorati i Punës ka vendosur që të anulojë konkursin për rreth 220 mjekë specialistë. Kjo për shkak se konkursin e ka shpallur Ministria e Shëndetësisë e sipas tyre këtë është dashur ta bëjë ShSKUK-ja, raporton TV Arta.

Përfaqësuesi i këtyre specialistëve, Arben Ademi e quan absurd vendimin e Inspektoratit.

“Përmes kësaj proteste, ne kërkojmë që të mos anulohet ky konkurs, pasi që s’ka rëndësi se kush e shpallë”, ka thënë Ademi.

Artikuj të ngjashëm