Shkëmbim i ndërsjellë i mjekëve sipas nevojave të Shqipërisë nga spitalet e Prizrenit dhe të Gjakovës dhe nga ana tjetër, mjekë të qendrave universitare të Shqipërisë për të dhënë shërbim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ishte ndër çështjet e diskutuara, e sanksionuar tashmë edhe në marrëveshjen mes dy shteteve, midis ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismajli, të enjten në Tiranë.
“Kjo është një mundësi e mirë për të ndarë eksperiencat dhe për të mbështetur njëri-tjetrin në reformimin e sistemit shëndetësor si këtu në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, shkruan Koha Ditore.
Duke u ndalur në reformat e nisura nga Qeveria shqiptare, jo vetëm sa i takon infrastrukturës shëndetësore, por edhe lehtësimit të procedurave burokratike, për të siguruar një shërbim në kohë dhe me cilësi për qytetarët, Manastirliu i ofroi mbështetjen pa rezerva Qeverisë së Kosovës, në ndërtimin e institucioneve shëndetësore dhe në reformat e nisura për të kthyer besimin e qytetarëve tek sistemi shëndetësor... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Rritet bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë në fushën e mjekësisë
-
Kosova dhe Shqipëria me bashkëpunim spitalor në zonat kufitare
-
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi
-
Kosova e Shqipëria dështojnë në zbatimin e marrëveshjeve në fushën e shëndetësisë
-
Kurti takohet me Bordin e SHSKUK-së, flasin për reforma në sistemin shëndetësor