Komuna e Mitrovicës ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi për ngritjen e “Parkut të Teknologjisë së Agrikulturës në Mitrovicë”.
Memorandumin e nënshkruan kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe menaxheri i kompanisë ndërkombëtare “International Investvent & Business Development Consulting – IDC-KOS”, Selim Erdem.
Me këtë rast Bahtiri ka thënë së nënshkrimi i këtij memorandumi, pas projektit të “Trepçës”, “nënkupton realizimin e projektit më madhor që nga paslufta për vendin tonë i cili është një hap shumë i rëndësishëm për sektorin e bujqësisë”.
“Shpreh gatishmërinë time të plotë dhe të institucionit për implantimin e këtij projekti, gjithashtu do të ofroj të gjitha njohuritë e mija nga fusha e biznesit duke garantuar edhe shitjen produkteve në vende të ndryshe të Evropës”, ka thënë Bahtiri.
Ai më tutje ka shtuar se ky projekt është “një mundësi e mirë për punësim dhe zhvillim ekonomik ndërsa fermerët e komunës sonë do të trajnohen dhe të certifikohen nga ekspertë ndërkombëtarë”.
Komuna në fund ka thënë se ky projekt do të realizohet në koordinim me disa akterë, që janë njohës të mirë të kësaj fushe, si Oda Ekonomike e Kosovës, Fakulteti i Bujqësisë nga Universiteti i Prishtinës, kompania “IDC-KOS” si dhe Komuna e Mitrovicës.
-
Dy ministri nënshkruajnë memorandum me investitorë të huaj
-
Mitrovica mbështet 50 fermerë me sera
-
Komuna e Mitrovicës nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi me organizatën “Qatar Charity”
-
Bahtiri premton rritje të llogaridhënies
-
Parkut Industrial në Mitrovicë i vihet gurthemeli 12 vjet pas nisjes së punimeve në të