Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë nënshkruar sot memorandumin e mirëkuptimit, me Drejtorin e Përgjithshëm të Integrated Agriculture Technology Agency, Selim Erdem.
Përmes këtij memorandumi të mirëkuptimit, hapën rrugët e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe IATP-KOS dhe investimeve që ky investitor synon që t’i realizojë në Kosovë. Ky investim ka për qëllim zhvillimin ekonomik të zonave rurale, investimin në infrastrukturë bujqësore e të ngjashme duke prioritizuar punësimin e të rinjve, grave dhe personave me nevoja të veçanta konform Programit Qeveritar 2021-2025.
“Ky investim ka vlera shumë milionëshe dhe planifikohet që të realizohet për një periudhë tre vjeçare me qëllim të krijimit të 55 serrave hidroponike në 38 komunat e Republikës së Kosovës. Në bazë të këtij projekti parashihet që të punësohen një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës, ndër ta 50% gra, së paku 30% të rinj dhe një numër i konsiderueshëm i personave me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftim.
-
Kosova e Bullgaria me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural
-
Gjermania do t’i investojë 20 milionë euro në bujqësi
-
Peci paralajmëron marrëveshje me BB-në për grant 10 milionësh për sistemin e ujitjes
-
Peci premton politika dhe masa të duhura bujqësore për çdo regjion të vendit
-
Peci fajëson ish-qeveritë për stagnim të punës në Ministrinë e Bujqësisë