Komuna e Mitrovicës së Veriut ka marr vendim që t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Këtë vendim Kuvendi Komunal e ka marr në një seancë të mbajtur të premten
“Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, ka shkruar në Facebook, Aida Doli, këshilltare komunale.
Pas kësaj sipas drejtorit ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahim, vendimi i Kuvendit Komunal do të dërgohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, për vlerësim të ligjshmërisë dhe pastaj pritet të dërgohet tek Asociacioni i Komunave të Kosovës për shqyrtim.
-
Komunat në veri votojnë për t'u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës
-
Edhe Zveçani voton pro anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës
-
Edhe Leposaviqi e Zubin - Potoku votojnë pro anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës
-
Mitrovica e Veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës
-
Miratohet kërkesa e Mitrovicës së Veriut për anëtarësim në Asociacionin e Komunave