Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe Zveçani voton pro anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Policia e Kosovës

Komuna e Zveçanit (ilustrim)

Kuvendi Komunal i Zveçanit ka votuar pro anëtarësimit të kësaj Komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Kjo është bërë një ditë pasi vendime të tilla kanë miratuar edhe Kuvendi Komunal i Leposaviqit dhe ai i Zubin-Potokut.

Për vendimin që ka marr Komuna e Zveçanit ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.

“Me iniciativën e asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ashtu si Zubin-Potoku dje, edhe Kuvendi Komunal i Zveçanit sot votoi pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Sipas procedurave vendimet e kuvendeve komunale do të dërgohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, për vlerësim të ligjshmërisë dhe pastaj pritet të dërgohet tek Asociacioni i Komunave të Kosovës për shqyrtim.

Edhe Edhe Leposaviqi e Zubin - Potoku votojnë pro anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës Arbëri Edhe Leposaviqi e Zubin - Potoku votojnë pro anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës më 22 gusht.