Pamje jo e zakontë po e shoqëron lumin, i cili rrjedh në fshatin Pasjak të Komunës së Gjilanit.
Uji që rrjedh në këtë lumë është përzier me gjak, i cili dyshohet se vjen nga therja e kafshëve në një mishtore që gjendet në këtë fshat, transmeton Koha.net.
Banori që e ka postuar videon thotë se përveç ndotjes së ujit, probleme kanë edhe me erën që shkaktohet nga rrjedhja e gjakut.
Kujtojmë se hedhja e mbeturinave në shtretërit e lumenjve është një nga problemet që haset në vazhdimësi në Kosovë.
Artikuj të ngjashëm
-
700 euro gjobë për thertoret që hodhën mbetjet e kafshëve në një lumë në Gjilan
-
Banorët e Livoçit ankohen se mishtorja e fshatit po ua ndot ujin
-
Një person incizohet duke hedhur bërllok në lumin e fshatit Muzeqinë
-
Banorët ankohen se në përroskën e Prugovcit thertoret po hedhin gjak, Komuna premton zgjidhje
-
Bërllok me lumenjtë