700 euro gjobë i janë shqiptuar dy thertoreve në Komunën e Gjilanit të cilat kanë hedhur në lumë mbetje të kafshëve.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Gjilani, Alban Hyseni, i cili tha se gjobat janë konform rregullores komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetet fundrrinore.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të shtojnë kujdesin në ruajtën e ambientit.
“Gjatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspeksionit, pas inspektimeve në terren dhe sigurimit të dëshmive nga palët ankuese, janë shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, e cila është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të dy thertoreve në afërsi. Lusim të gjithë qytetarët dhe bizneset të shtojmë kujdesin në ruajtjen e ambientit”, ka shkruar Hyseni.
-
Dy gjoba nga 200 euro për hedhje të parregullt të mbeturinave në Prishtinë
-
Shqiptohen gjoba për hedhje të mbeturinave vëllimore në hapësira publike në Prishtinë
-
Thaçi: Gjoba për ata që hedhin mbeturina në hapësira publike më shumë për vetëdijesim
-
Inspektorati në Gjilan gjobit marketet për mospërputhje të çmimeve në raft e arkë
-
Gjilani gjobitet për fyerjet ndaj skuadrës së Dritës