Arbëri

Një person incizohet duke hedhur bërllok në lumin e fshatit Muzeqinë

Numër i madh i mbeturinave ka mbuluar shtratin e lumit në Muzeqinë të Shtimës.

E siç duket, fajtorë për hedhjen e tyre janë vetë banorët e kësaj pjese.

Në një video të siguruar nga Koha.net shihet një person tek hedhë disa qese mbeturina në shtratin e këtij lumi. Mbeturinat megjithatë shihen gjithandej rreth lumit.

Më 15 shtator 2018 pati filluar fushatë për pastrimin e Kosovës. Përmes kësaj fushate e cila zgjati tre muaj janë hequr disa tonë mbeturina nga të gjitha qytetet, derisa në vazhdimësi është bërë thirrje për ruajtje të ambientit.

{gallery}