Mbetje të kafshëve dhe gjak, banorët e Livoqit të Epërm nga Gjilani, thonë se shohin shumë shpesh.
Sipas tyre, në këtë pjesë shkarkohen mbetjet e kafshëve që theren në një thertore disa metra larg fshatit të tyre, raporton KTV-ja.
Problemin kryesor ata e kanë me kundërmimin që vjen si pasojë e kësaj dukurie, derisa thonë se këtu mungon mbikëqyrja komunale.
Megjithatë menaxheri i thertores Gazi në Pasjak të Gjilanit, Ramadan Mehmeti thotë se gjaku që rrjedh në këtë përrcokë nuk vjen prej thertores së tyre.
Sipas tij, lokali posedon gropat septike ku bëhet derdhja e gjakut të kafshëve si dhe janë pagues të rregullt të depove ku bëhet shkarkimi i mbetjeve.
E sipas nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, në këtë zonë ka pasur inspektime të vazhdueshme që të parandalohet ndotja e liqenit të Livoqit.
Për këtë problematikë, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit përmes një përgjigjeje me shkrim, i kanë thënë KTV-së se janë vazhdimisht duke monitoruar këtë pjesë.
Edhe
Mishtorja hedh gjakun e kafshëve të therura në lumin e fshatit Pasjak
Aty shtohet se ndaj ndotësve do të merren masat e parapara me ligj nëse është e nevojshme.
‘’Inspektorati bën inspektime dhe është duke e monitoruar edhe këtë zonë.
Të gjithë prodhuesit dhe përpunuesit e mishit që janë në agjendën e punës së inspektoratit, nëse hasen duke i hedhur këto mbetje në lumenj apo diku tjetër, ndaj të njëjtëve merren masa bazuar në dispozitat ligjore. Varësisht nga niveli i ndotjes, janë të parapara masat sanksionuese me ligj, që nga gjobat e deri te ndalimi i aktivitetit’’, thuhet në përgjigjen e Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.
-
Banorët ankohen se në përroskën e Prugovcit thertoret po hedhin gjak, Komuna premton zgjidhje
-
Qytetarët ankohen për mosgrumbullimin e mbeturinave, njohës të ambientit paralajmërojnë rreziqe
-
Inspektorati në Prishtinë ndalon shitjen dhe therjen e kafshëve në rrugë
-
Kundërshtohet me protestë groposja e kafshëve në afërsi të shtëpive