Avokati Luka Mishetiq tha se për klientin e tij, Hashim Thaçin, nuk ka pasur prova që e lidhin atë me komunikatat apo deklaratat publike të UÇK-së.
Megjithatë, ai tha se janë dy prova që e bëjnë një gjë të tillë e që njëra është një deklaratë e Rexhep Selimit për Prokurorinë lidhur me komunikatën 59, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“ZPS-ja arrin të citojë vetëm dy prova për të mbështetur pretendimin e tyre se Hashim Thaçi ka pasur rol në përgatitjen e komunikatave. E para; është një intervistë që ka dhënë Rexhep Selimi për ZPS-në ku ai pretendon se Hashim Thaçi ka pasur njëfarë lidhje me komunikatën 59. Pretendimet e Selimit nuk mund të merren parasysh për shumë arsye”, tha Mishetiq.
Madje, Mishetiq tha se për Prokurorinë, Selimi ka thënë që nuk ka pasur dijeni se kush i hartonte komunikatat e UÇK-së.
“Thjesht ka hamendësuar. Dhe mbi të gjitha pretendimet e tij për komunikatën 59 janë të pakonfirmuara dhe Thaçi nuk ka pasur asnjë mundësi që të kontestojë dëshminë e zotit Selimi kur janë bërë kundërpyetjet në lidhje me këtë”, tha ai.
Rrjedhimisht, Mishetiq tha se sipas rregullave, trupi gjykues nuk duhet ta përdorë këtë provë kundër Thaçit.
Edhe
Mishetiq: S’ka prova që e lidhin Thaçin me komunikatën 59, pretendimet e Selimit janë të paverifikuara
Në dosjen e tij përfundimtare, Selimi sipas Mishetiqit, ka pranuar se nuk ka pasur dijeni se kush i ka hartuar komunikatat dhe thjesht ka spekuluar në intervistën për ZPS-në.
Në komunikatën 59 të UÇK-së, Gani Geci akuzohej si “kolaboracionist” dhe i lidhur me vrasjen e Abedin Rexhës. Geci vazhdimisht ka bërë thirrje që përgjegjësit e komunikatës të zbulohen.
VIDEO:
Mbrojtja e Hashim Thaçit paraqet fjalët përmbyllëse në Hagë
•E mërkurë, 11 shkurt: Mbrojtja e Hashim Thaçit shpalos fjalën përfundimtare, nis paraqitja e Kadri Veselit•E...-
Mishetiqi thotë se prokuroria s’ka gjetur lidhje shkakore mes komunikatave dhe krimeve të pretenduara
-
Mishetiq: Komunikatat s’kanë qenë nxitje e krimit, në të kundërtën ndërkombëtarët do ta dinin
-
Mishetiq: Prokuroria premtoi “fishekzjarrë e spektakël”, por s’paraqiti asgjë
-
Avokati: Selimi s’kishte rol në përgatitjen e komunikatave të UÇK-së