Ministria e Financave ka njoftuar se është miratuar rregullorja që eliminon procedurën e rivlerësimit për personat e verbër.
“Rregullorja për Funksionimin e Komisionit Mediko-Social është miratuar, duke përfshirë disa ndryshime të rëndësishme, ndër to: Eliminimin e procesit të rivlerësimit, një kërkesë kyçe e komunitetit; rregullimin e procedurës së aplikimit për njohjen e statusit të personit të verbër; përmirësimin e kritereve dhe procedurave ekzistuese”, thuhet në njoftim.
Ministria ka njoftuar se ka ndryshuar gjithashtu edhe procedurat për vlerësimin e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, siç thuhet, duke mundësuar aplikimin elektronik për këtë kategori.
Artikuj të ngjashëm
-
Dobruna: Paraplegjikët dhe tetraplegjikët me lëndime të përhershme do të kenë edhe kujdestarë të përhershëm
-
Miratohet rregullorja që adreson mangësitë e u jep fund vlerësimeve të dyfishta të personave në karrocë
-
“Çështje ditësh” rregullorja me lehtësira për personat në karrocë
-
Nuk zgjidhet problemi me vlerësimin e dyfishtë të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë
-
Personat me aftësi të kufizuara apelojnë për rritje të mbështetjes nëpërmjet buxhetit të 2026-s