Arbëri

Miratohet rezoluta e VV-së për adresimin e rritjes së çmimeve

Me 61 vota për Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që kërkon marrjen e masave nga Qeveria për adresimin e rritjes së çmimeve të produkteve bazë.

Nga Qeveria është paralajmëruar një ligj për caktimin e marzhës së fitimit maksimal për produktet bazë, ngjashëm siç është bërë me çmimin e derivateve.

Të enjten, Kuvendi ka miratuar edhe raportet vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe të KOSTT-it për vitin 2021.

Është miratuar edhe ligji për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.


13:16 - Kuvendi miratoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë.

U miratuan në lexim te dytë këto ligje: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit, Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë, Projektligji nr.08/L-080 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2003/5 i Kosovës për Farërat, Projektligji nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për Bujqësi Organike, Projektligji nr.08/L-082 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve, Projektligji nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit nr.02/L-53 për gjuetinë, Projektligji nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor, Projektligji nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit, Projektligji nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës, Projektligji nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari, Projektligji nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2003/10 për plehrat artificiale, Projektligji nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit nr.02/L-10 për përkujdesjen ndaj kafshëve, Projektligji nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2004/21 për veterinarinë, Projektligji nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-029 për inspeksionin bujqësor, Projektligji nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L- 042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve, Projektligji nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 9 për ujitjen e tokave bujqësore, Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L- 042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve, Projektligji nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 9 për ujitjen e tokave bujqësore, Projektligji nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqve, Projektligji nr. 08/L-112, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-26 për Tokën bujqësore.