Gjyqtari i procedurës paraprake ka miratuar kërkesën e David Hooper për të mos mbrojtur më Hashim Thaçin në Gjykatën Speciale, teksa e ka pranuar edhe kërkesën që Gregory Kehoe të jetë avokat i ri i ish-presidentit të Kosovës.
Në të kaluarën Kehoe ka qenë avokat i gjeneralit kroat, Ante Gotovina, para Tribunalit të Hagës, në kohën sa ishte i akuzuar për krime kundër serbëve gjatë operacionit ushtarak-policor kroat “Stuhia” më 1995.
Thaçi akuzohet bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, si ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën dyshime për kryerje të krimeve të luftës në Kosovë më 1998 dhe 1999.
Artikuj të ngjashëm
-
Hooperi s’do ta mbrojë më Thaçin në Speciale
-
Anulohen seancat e javës së ardhshme në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët
-
Trupi gjykues aprovon tërheqjen e Kehoes nga mbrojtja e Thaçit
-
Tërhiqen avokatët e Thaçit, ankohen për mospagesë