Kriza e energjisë elektrike po e prek edhe Shqipërinë. Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku ka dhënë një mesazh drejtuar qytetarëve për kursimin e energjisë elektrike.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Balluku u bën thirrje qytetarëve që të shmangin ndriçimin e panevojshëm kur nuk janë në shtëpi.
“Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia, sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur nuk jeni në shtëpi”, shkruan Balluku.
Edhe Kryeministri Rama deklaroi më 29 korrik se kriza energjetike ka prekur të gjithë botën, duke theksuar se do jetë tepër e vështirë për Shqipërinë që të gjejë sasinë e nevojshme për të përballuar të gjitha nevojat.
Kosova dy ditët e kaluar ka siguruar energji elektrike nga Shqipëria, për të evituar reduktimet. KEK-u kishte paralajmëruar se ky bashkëpunim me KESH-in do të vazhdojë.
-
Ministria e Ekonomisë apelon për kursim të rrymës: Ngarkesa e madhe po rrezikon rrjetin
-
Normalizohet energjia elektrike pas “territ ballkanik”
-
Kursimi i energjisë elektrike është jetik këto ditë
-
Rizvanolli: Aktivizoni bojlerin e tharësen pas orës 24:00
-
Qeveria u bën thirrje qytetarëve të izolojnë shtëpitë para uljes së temperaturave