Nuk ka vonuar shumë dhe është emëruar zëvendësministri i 62-të në Qeverinë e Kosovës.
Sekretari i Nismës në degën e Prizrenit, Afrim Bekteshi, është bërë zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor ky numër kaq i madh i zëvendësministrave, po u nxjerr telashe institucioneve që kanë obligim tu sigurojnë hapësirë.
Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale e Media, ministri Mahir Yagcilar tha se po sfidohen nga numri i kërkesave për hapësirë e automjete.
Po këtë ditë, edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur një porosi për ministrat e tij. Ai ka kërkuar që zëvendësministrat të ngarkohen me përgjegjësi konkrete dhe të raportohet për to.