Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria thotë se shumica e rrugëve janë të kalueshme

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka thënë se rrugët në nivel vendi janë të kalueshme.

Megjithatë, në shumë zona të Kosovës, thotë se komunikacioni po zhvillohet më vështirësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sipas raportimeve të orës 08:00 të mëngjesit nga menaxheri i mirëmbajtjes së rrugëve, në këtë rast kemi marrë raporte nga të gjitha kompanitë, të cilat kanë operuar gjatë tërë natës, dhe këtë mëngjes, të gjitha rrugët në nivel vendi janë të kalueshme. Edhe pse komunikacioni po zhvillohet me vështirësi në pjesët malore të Republikës së Kosovës, në këtë rast në Prevallë, Rugovë, Bajgorë. Të gjitha këto vende janë më vështirë të kalueshme. Ndërsa, të gjitha pjesët tjera të rrugëve të Republikës së Kosovës, gjendja është e mirë dhe të gjitha vendet janë të kalueshme”, tha Kadriu për KosovaPress.

Gjendja e rrugëve në Prishtinë dhe fshatra është e mirë, thotë Komuna

Ndërkohë, ka disa ditë që Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga Kaçanik-Hani e Elezit, është bllokuar. Sipas Kadriut, kjo rrugë shumë shpejt do të jetë e hapur për qarkullim të qytetarëve.

“Rruga Kaçanik-Hani i Elezit, aty ku po punohet nga kompania Bechtel-Enka, do të jetë e hapur ditën e hënë për qarkullim të qytetarëve”, ka thënë ai.