Pas reshjeve të lehta të borës, Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugët në mbarë vendin janë të kalueshme. Ekipet janë në teren, të gatshme për të intervenuar në rast nevoje.
“Lusim pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të mos dalin në qarkullim pa pajisje dimërore”, thuhet në njoftimin e MI-së.
Rikujtojmë se aksi rrugor Kaçanik - Hani i Elezit, po qëndron i mbyllur nga e premtja, për shkak të punimeve në urën 407 të autostradës “Arbën Xhaferi”, dhe jo si pasojë e reshjeve të borës.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministria në “gatishmëri për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve” pas reshjeve të borës
-
Ministria e Infrastrukturës: Rrugët e bllokuara janë pastruar, ekipet mbeten në gatishmëri
-
Moti sot
-
Nesër gjatë ditës u ndalohet qarkullimi në autostrada automjeteve të rënda
-
Ministria kufizon qarkullimin e automjeteve të rënda gjatë verës