Arbëri

Gjendja e rrugëve në Prishtinë dhe fshatra është e mirë, thotë Komuna

Komuna e Prishtinës thotë se gjendja e rrugëve në qytet dhe e rrugëve kryesore të fshatrave është e mirë.

Sipas kreut të Komunës, Shpend Ahmeti, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve, me të gjitha kapacitetet e tyre, janë në terren.

“Pastrimi i rrugëve për t’i bërë të kalueshme është bërë tërë natën dhe vazhdon edhe tani. Edhe më tutje, ju lusim për qarkullim të kufizuar me vetura dhe për kujdes në vozitje”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndërkaq, edhe komuna që ai drejton, përmes një komunikate për media, ka thënë se deri tani, raportohet për gjendje të mirë, si në rrugët e qytetit, ashtu edhe në rrugët kryesore të fshatrave.

Komuna bën thirrje për kujdes në vozitje si dhe për çdo vështirësi qytetarët mund të thërrasin në qendrën e thirrjeve, e cila është e hapur 24/7, në numrin 038/245-777.

Ndërkaq, në bazë të fotografive të shkrepura sot nga lexues të Koha.net, shihet se rrugët magjistrale nuk janë të pastruara. 

{gallery}