Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Durmishi: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, thotë se aktualisht të gjitha rrugët e Kosovës janë të kalueshme.

Durmishi, i cili me bashkëpunëtorët e tij po monitoron disa nga rrugët e Kosovës pas rënies së vazhdueshme të borës, ka njoftuar se po punohet për t’u siguruar që rrugët janë të hapura për qarkullim.

“Edhe në këto orë të vona jemi në teren për t’u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme pavarësisht reshjeve të vazhdueshme. Në të gjitha shtatë regjionet kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme”, ka njoftuar Durmishi nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë edhe pamje nga terreni.

Zyrtari qeveritar ka bërë thirrje për qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes së automjeteve.

“Lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë me vete pajisjet e nevojshme dhe të vozisin me kujdes të shtuar. Ne do të kujdesemi që ju ta keni sa më të lehtë lëvizjen nëpër rrugët që janë në kompetencë të MMPHI –së”, ka njoftuar Durmishi.

 

Artikuj të ngjashëm