Komuna e Lipjanit ka përfituar 385 mijë euro nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë për ndërtimin dhe funksionalizimin e Zonës ekonomike në Kërçevë, të hënën.
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe ministrja në detyrë Hikmete Bajrami tashmë kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e këtij projekti, i cili është cilësuar si mjaft i rëndësishëm për rritjen e zhvillimit të bizneseve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam ardhur në Lipjan që së bashku me kryetarin Ahmeti të nënshkruajmë marrëveshjen për bashkëfinancim për zonën ekonomike në Kërqevë të Lipjanit, zonë kjo që shumë shpejt do të funksionalizohet. Lipjani ka një numër të madh të bizneseve dhe bashkë me Komunën po mundohemi të krijojmë një ambient sa më të mirë të të bërit biznes”, ka thënë, midis të tjerash, Bajrami.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shpjeguar se kjo zonë ekonomike do të jetë një bazë e mirë për të gjithë investitorët potencialë që duan të investojnë në Lipjan... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.