Komuna e Lipjanit dhe organizata “Help” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi nëpërmjet së cilës gjatë vitit 2018 do të përfitojnë 40 mikro-biznese pajisje të ndryshme pune, shkruan sot Koha Ditoer.
Qëllimi i këtij projektit parasheh ngritjen e kapaciteteve të grupeve të cenueshme në sferën ekonomike dhe shoqërore, në mënyrë që të krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri.
Ndërkaq, ky projekt ka objektiva për zvogëlimin e nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme. Këto mikro-biznese nëpërmjet këtij projekti do të përfitojnë pajisje të ndryshme në vlerë nga 2 mijë euro, shkruan sot më gjerësisht sot Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
“Help” subvencionon 240 mikrobiznese në Lipjan
-
40 biznese në Lipjan përfitojnë mjete pune me vlerë nga 2 mijë euro
-
“Socio-Projekti 2” ofron grante për 14 gra nga Komuna e Prizrenit
-
Komuna dhe “Help” ndihmojnë 20 biznese të udhëhequra nga gratë
-
Gjermania përkrah me grante bizneset e vogla në Prishtinë