Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Help” subvencionon 240 mikrobiznese në Lipjan

Komuna e Lipjanit në bashkëfinancim me organizatën gjermane “Help” të enjten, kanë nënshkruar një marrëveshje me 43 përfaqësues të bizneseve të vogla, të cilët kanë përfituar grante nga 2 mijë euro për blerje të pajisjeve të ndryshme për punë.

Përveç Lipjanit, kjo organizatë nëpërmjet projektit të fundit ka ndihmuar gjithsej 240 mikrobiznese edhe komunat: Suharekën, Istogun, Deçanin, Shtërpcën dhe dy komunat në Mitrovicë.

Qëllimi i këtij projekti parasheh ngritjen e kapaciteteve të grupeve të cenueshme në fushën ekonomike dhe shoqërore, në mënyrë që të krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.