Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MTI bashkëfinancuese e Parkut Industrial në Qylagë të Lipjanit

Në kuadër të angazhimeve për themelimin e Zonave Industriale nëpër komunat e Kosovës, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, nënshkroi marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit “Parku Industrial” në Qylagë të Komunës së Lipjanit.

Me këtë rast, Bajrami tha se “Qeveria e Kosovës ka shënuar rezultate të konsiderueshme ekonomike dhe është e kënaqur që po e çojmë më tej procesin e ndërtimit të zonave industriale përmes të cilave lehtësohet shumë puna e bizneseve”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

i biznesit në Lipjan do të mundësojë lokacion shumë të përshtatshëm dhe me kosto tejet të ulët për kompanitë vendore dhe të huaja që të zhvillojnë afarizëm në vendin tonë duke mundësuar krijimin e vendeve të reja të punës”, thuhet në një komunikatë të MTI-së.

Vlera e investimit në këtë projekt për vitin 2017, sipas MTI-së, është 385,000.00 euro, ku prej kësaj shume MTI kontribuon me 345,000.00 euro ndërsa Komuna e Lipjanit me 40,000.00 euro.