e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismaili nënshkruan sot marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit “Parku Teknologjik” në Komunën e Shtimes.
Ministrja u shpreh e kënaqur se përmes financimit nga MTI, Parku Teknologjik në Shtime po i finalizon punët dhe se i njëjti tashmë është tërësisht i populluar me biznese të cilat po zhvillojnë afarizëm të suksesshëm në këtë lokacion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndërtimi i Zonave Industriale do të mbetet prioritet i MTI-së edhe në periudhën në vazhdim”, tha ministrja Bajrami.
Nga ana e tij, Ismaili falënderoi Bajramin dhe MTI-në për mbështetjen e këtij projekti i cili ndihmon zhvillimin e bizneseve në këtë komunë.
Shuma e ndarë nga MTI është 60,000.00 euro dhe do të përdoret nga Komuna e Shtimes për investime në montimin e dy trafo stacioneve në mënyrë që të furnizojë me rrymë elektrike bizneset në Parkun Teknologjik në Shtime.