Ministria e Inovacionit në bashkëpunim me Komunën e Shtimes kanë hapur zyrtarisht Qendrën Multifunksionale të Inovacionit në këtë komunë.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka thënë se kjo qendër do të sigurojë një mjedis dinamik, që do të fokusohet në inovacion, trajnime, hulumtim, zhvillim, mentorim, konsulencë, hapësirë të përbashkët të punës, takime të nevojshme si dhe projekte donatorësh, raporton “Koha Ditore”.
“Konkurrueshmëria dhe qëndrueshmëria e ekonomisë lokale do të bazohet në gjenerimin e ideve të reja inovative”, ka thënë midis të tjerash Ismajli.
Ai ka shtuar se hapja e kësaj qendre ishte edhe premtim dhe zotim i tij për t'i dhënë mundësi qytetarëve dhe të rinjve të kësaj komune.
-
200 mijë euro për Qendrën Multifunksionale Inovative në Shtime
-
Naim Ismajli, kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes
-
Shoqëria civile kërkon që të luftohet nepotizmi në Komunën e Shtimes
-
Shtimja përfiton nga Qeveria e Kosovës tri projekte milionëshe
-
Prizreni synon fuqizimin e të rinjve nëpërmjet “Maker Space”