Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Shëndetësisë vendos masa të reja për parandalimin e Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur masa të reja.

Këtë thotë se e ka bërë për ta parandaluar shpërndarjen e pandemisë Covid-19.

Masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë:

Janë urdhëruar menjëherë institucionet shëndetësore publike stomatologjike në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, të punojnë vetëm në raste urgjente respektivisht në menaxhimin e dhimbjeve dhe indikacionet për nxjerrje të dhëmbit dhe të menaxhojnë stafin konform situatës aktuale

-Urdhërohen menjëherë të ndërpresin punën të gjitha Institucionet shëndetësore private spitalore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës që ofrojnë shërbimet për rehabilitim fizikal dhe klimatik dhe shërbimet e terapisë fizikale me rehabilitim (Banja e Kllokotit, Nëna Naile dhe Onix Spa);

Edhe Rriten shifrat e të infektuarve, institucionet heshtin për masat Arbëri Rriten shifrat e të infektuarve, institucionet heshtin për masat

-Urdhërohen menjëherë të ndërpresin punën të gjitha Institucionet shëndetësore private jashtë spitalore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, si ambulancat stomatologjike, ambulancat e terapisë fizikale dhe ambulancat specialistike të mjekësisë fizikale;

Njoftohet se sipas vendimit të Ministrisë, obligohet Inspektorati Shëndetësor të ndërmarrë veprimet e menjëhershme për zbatimin e këtij vendimi në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.